Kurti e Mustafa takohen në orën 17:00

Kryetari i Vetëvendosjes (LVV) Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa do të takohen sërish sot pasdite.

Takimi i tyre do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës ndërsa nuk dihet ende nëse do të këtë nënshkrim të marrëveshjes.

Takimi Kurti-Mustafa pritet të zhvillohet dhjetë ditë pas atij ku ishte paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës.