Kurti e voton veten për kryetar të partisë, fton që ta votojnë edhe të larguarit

Kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në kryeqytet.

Ndonëse Kurti është kandidat i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, ai i ka cilësuar zgjedhjet brenda partisë si demokratike, duke i ftuar të gjithë që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e partisë.

Kurti ka ftuar edhe të larguarit e fundit nga organet e partisë që të votojnë dhe të kryejnë obligimin statutor.