Kurti nuk i shkon në takim, Thaçi merr këtë vendim

Presidenti Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media, pas përfundimit të takimeve që do të zhvilloj me liderët partiakë në vend. Ai nuk është takuar vetëm më kryeministrin Albin Kurti.

Për t’u treguar se cka ka folur me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, në takimin e tij javën e kaluar në Uashington, Presidenti Hashim Thaçi i ka thirrur të gjithë liderët e partive në takime të ndara.

Thaçi, i cili nuk i është përgjigjur dy ftesave të kryeministrit Albin Kurti gjatë një muaji, shefin e Qeverisë e ka thirrur në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, Kurti ka refuzuar ftesën e tij për sot, me arsyetimin se nuk do të shkojë si kryetar partie por në cilësi të kryeministrit, pasi e ka obligim.

Ndërkaq Thaçi do të mbajë konferncë për media në orën 16:00, pasi t’i përfundojë të gjitha takimet.

Ai e ka mbajtur takimin e parë me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, pastaj me kreun e PDK’së, Kadri Veselin dhe me kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinajn.

Kurti ka thënë se si kryetar i LVV’së nuk ka arsye e as interesim ta takojë Thaçin, ndërsa si kryeministër mund ta takojë ditëve në vijim.

Ish-kryeministri Haradinaj është deklaruar për media pas takimit me Thaçin.

Ai ka thënë se Presidenti Thaci e informoi për takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, ndërsa thotë se nuk i ka treguar ndonjë dokument, apo dicka tjetër konkrete.