Kurti: Serbia ia ka borxh Kosovës mbi 22 miliardë – ende po na përçan mes vete

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka shpalosur kërkesat ndaj Serbisë për të cilat subjektet politike mund të bëhen bashkë në Kuvendin e Republikës.

Kurti ka thënë se nuk mund të ketë pajtim me Serbinë ashtu siç pretendon presidenti Hashim Thaçi, pa pasur pajtim edhe subjektet politike mbi raportin me Serbinë.Lideri i VV-së ka thënë se ashtu siç është votuar me shumicë dërmuese Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ngjashëm do të mund të votohej edhe qëllimi VV-së për raportin e ri me Serbinë.

Ai është optimist se do të konsensusi në kuvend dhe në qeveri për kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë, pasi siç tha Kurti, faktet janë të forta.

Kurti ka folur për dëmet e luftës të shkaktuara nga Serbia, si në njerëz dhe dëme materiale, duke thënë se Serbia i ka shumë borxh Kosovës, andaj kërkoi që të konkretizohet kjo kërkesë për këtë borxhli ndaj vendit tonë. Sipas tij, dëmi i përgjithshëm tejkalon 22 miliardë euro.

Ai shtoi se ka ardhur koha që Serbisë t’i bëhet një listë ku rreshtohen dëmet që ajo ia ka shkaktuar Kosovës. Kurti ka thënë se Fondi Pensional i Kosovës, i plaçkitur nga Serbia gjatë periudhës 1993 deri më 12 qershor 1999, Serbia iu ka mbetur borxh pensionistëve shqiptarë të Kosovës mbi 76 milionë euro.