Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurtit s’i mjafton të dalë i pari, kërkon që të fitojë ‘‘më shumë se bindshëm’’: Zgjedhjet lokale do të ndikojnë në ato parlamentare

01/11/2025 - 20:59
në Lajme
A A
Kurtit s’i mjafton të dalë i pari, kërkon që të fitojë ‘‘më shumë se bindshëm’’: Zgjedhjet lokale do të ndikojnë në ato parlamentare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë hapjes së fushatës për balotazhin e 9 nëntorit, ka deklaruar se sipas tij po bëhen përpjekje për të ia ndalur Kosovës ‘’ngritjen e rritjen’’.

I njëjti ka thënë se e vetmja mënyrë për ta që ta çojnë përpara agjendën e tyre është që VV-ja të fitojë ‘’më shumë se bindshëm’’.

‘’Ju po e shihni se sa përpjekje po bëhen për të ia ndalur Kosovës ngritjen e rritjen. U pa se si VV nuk mjafton të fitosh për pak e as vetëm të dalësh i pari, duhet të fitosh edhe më shumë se bindshëm, sepse kjo është e vetmja mënyrë që ta çojmë përpara agjendën tonë zhvillimore, progresiste e shoqërore, shtetërore, e kombëtare’’, ka deklaruar ai.

Tutje, Kurti i bëri thirrje edhe mërgatës që të votojnë, ndërsa atyre që s’janë të regjistruar për të votuar me postë, u kërkoi që të vijnë e të votojnë fizikisht.

‘’Në emër të gjithë juve i bëj thirrje sërish bashkatdhetarëve tanë, mërgatës sonë të dashur që të votojnë me postë deri me 8 nëntor ata që janë regjistruar. E ata që nuk janë të regjistruar po të kenë pak mundësi, sado pak mundësi të vijnë e të votojnë fizikisht. Çdo votë është vlefshme, cilado votë mund ta bëjë dallimin’’, shtoi Kurti.

Më tej, kryeministri në detyrë, u deklarua edhe për zgjedhjet parlamentare, drejt të cilave tha ai se vendi po shkon, dhe se zgjedhjet lokale janë ato që do të ndikojnë edhe në ‘’fatin’’ e zgjedhje të përgjithshme.

‘’Duket se po shkojmë edhe drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por këto zgjedhje lokale janë ndikuese edhe për fatin e zgjedhjeve të përgjithshme, kështu që mos e lini për pak, dilni e mbështesni kandidatët tanë sepse kjo na jep energji që të fitojmë edhe më shumë edhe më fortë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare’’, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Vepra e tyre qëndron në thelbin e lirisë së Kosovës
Kryesore

Haradinaj përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Vepra e tyre qëndron në thelbin e lirisë së Kosovës

02/11/2025 - 10:52
Bajrami për VV-në: Mashtrues jeni – interesi i shtetit është të shkoni sa më parë në shtëpi
Kryesore

Bajrami për VV-në: Mashtrues jeni – interesi i shtetit është të shkoni sa më parë në shtëpi

02/11/2025 - 10:42
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit
Kryesore

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit

02/11/2025 - 10:26
Arrestohet polici serb në Jarinje – kapet me fishekë, 10 mijë euro e 26 mijë dinarë
Kryesore

Arrestohet polici serb në Jarinje – kapet me fishekë, 10 mijë euro e 26 mijë dinarë

02/11/2025 - 10:06
Falsifikoi dokumentet e pronave të AKP-së dhe i shiti më pas, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Kryesore

Falsifikoi dokumentet e pronave të AKP-së dhe i shiti më pas, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

02/11/2025 - 09:30
36-vjet nga rënia e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Kryesore

36-vjet nga rënia e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

02/11/2025 - 09:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Armend Mehaj propozohet si “kryeministër i Qeverisë së unitetit kombëtar”

    Armend Mehaj propozohet si “kryeministër i Qeverisë së unitetit kombëtar”

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pushteti nis “gjahun” ndaj përkrahësve të Arian Tahirit, ia vendos shiritat pak ditë para zgjedhjeve

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Përleshje masive në Vushtrri: Pesë persona përfshihen në rrahje, dy bëhen për spital

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nënkryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë del kundër Besnik Osmanit: Është treguar përçarës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)

    301 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë