Kush janë dy tradhtarët e kombit shqiptar, sipas Jakup Krasniqit

Dokumentari i prodhuar nga Insajderi, InDoks me autor Visar Duriqin ka shfaqur këtë të dielë dokumentarin “Heronj dhe Tradhtarë”.

Është ky një dokumentar për një histori tjetër të shqiptarëve të mbushur me tradhti. Aq e ngarkuar me dromca nga ky akt, sa edhe koncepti “besa e shqiptarit” zbehet para tyre.

Kush janë heronjtë e kush tradhtarët më të mëdhenjtë shqiptarë? S ka një version tjetër të historisë së Skënderbeut, pos asaj që e na e ofroi regjimi komunist? A ka histori tjera edhe për Esat Pashën, Azem Galicën, Shaban Polluzhën e Fadil Hoxhën? A ka një rrëfim tjetër edhe për Adem Jasharin?

Historiani Jakup Krasniqi thotë se përveç Esat Pashë Toptanit, kombit shqiptar ia ktheu shpinën e mbreti Ahmet Zogu.

Shikojeni dokumentarin në videon e mëposhtme: