Ky do të jetë moti në ditët vijuese

Fillimi i javës më ftohtë, me shi dhe borë. 22-23.01 – Në fillim të javës mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, vende-vende nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të dobëta bore. 24.01 – Mot kryesisht me diell.

Edhe pse ditëve të fundjavës kemi pasur mot të ndryshueshëm, me reshje shiu dhe bore, kushtet meteorologjike nuk do të jenë të favorshme sa i përket kualitetit të ajri, vlerat ditore të AQI do të mbeten rreth vlerave mesatare, e në raste mund të shkojnë edhe në vlera të pashëndetshme për grupe të ndjeshme.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie, me minimale që do të luhaten nga -3C deri në +1C, e maksimale deri në 3C.(Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Në ditët e para të javës së ardhshme minimalet do të zbresin deri në -5C, e maksimalet do të rriten nga 1C deri në 5C.

Era do të fryejë mesatarisht nga drejtime të ndryshme 3-5m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale, e gjatë javës së ardhshme do të shënojë rritje lartë mbi këto vlera./gazetametro