Ky është dokumenti zyrtar i BE-së ku jepet rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave

Komisioni Evropian do ta jap rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, në një konferencë për media pas pak minutash.

Aty pritet të flasin komisioneri për punë të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopulos dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në dokumentin zyrtar që e ka siguruar Lajmi.net thuhet se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Komisioni Evropian konfirmon që Kosova ka përmbushur dy kriteret për liberalizimin e vizave. Ratifikimin e demarkaiconit me Malin e Zi, dhe hapa konkret në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në raport.

Tashmë Komisioni Evropian do t’ia jap rekomandimin Parlamentit Evropian, ku pastaj pritet miratimi edhe në dy institucionet e tjera të BE-së.

Avramopulos në konferencën për media pritet të bëj thirrje që Kosova ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit.