Ky është i dyshuari për plagosjen e sotme në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Mësohet se i plagosur është F.Sh. Ai u godit në këmbë.

Për shkak të lëndimeve, policia njoftoi se ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
I dyshuar për plagosjen e F.Sh, është Albion Shaqiri nga Skënderaj, shkruan Sinjali.

Një sinjalizues i ka thënë portalit se i plagosuri dhe i dyshuari kanë lidhje familjare mes vete.

Shaqiri dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Citroen”, ngjyrë e kuqe dhe policia është në kërkim të tij.