Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten në vendin tonë do të mbajë mot i vranët e me intervale dielli, ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë celsius.

Po ashtu, gjatë dy ditëve të ardhshme do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.