Ky është propozimi i Glauk Konjufces për koalicionin PAN

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se problemi kryesor i koalicionit PAN është mungesa e votave për ta zgjedhur kryetar Kuvendi Kadri Veselin.

Konjufca tha se Veseli nuk përbën një figurë unifikuese që do të ishte urë lidhëse mes grupeve parlamentare në Kuvend.

“Problem kryesor është mungesa e votave për me zgjedh kryetar Kuvendi Kadri Veselin. Kadri Veseli nuk përbën figurë unifikuese që do të ishte urë lidhëse mes grupeve parlamentare në Kuvend. Vetëvendosje ka përcjellur prononcimin e Veselit se ai mund të tërhiqet. E ftojmë ta mbajë premtimin. Por ai s’është në gjendje të na kushtëzojë për formimin e Qeverisë. Qeverinë duhet ta bëjnë Vetëvendojse e LDK me pakica, që do t’i bashkoheshin mazhorancës”, tha Konjufca.

Nëse PAN e ndërron kandidatin për kryetar kuvendi, jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për ta votuar atë”, tha ai

Ai tha se koalicioni PAN po barrikadon në mënyrë të verbër, si shkak i një figure që s’i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës, duke aluduar në Kadri Veselin./Periskopi/Veriu.info