Ky është vendimi i parë që do ta marr KQZ pas dekretimit të anëtarëve

Pas dekretimit të anëtarëve të ri në KQZ, që pritet të bëhet të enjten nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, fillon edhe faza e zëvendësimeve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Për zëvendësime në KQZ janë adresuar tashmë disa kërkesa.

Një është për zëvendësimin e deputetit, dhe 37 kërkesa për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Këto shifra i ka konfirmuar për Gazetën Blic, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në mbledhjen e parë të KQZ-së, që pritet të mbahet menjëherë pas funksionalizimit të saj nga presidenti, do të miratohen edhe këto kërkesa.

Rafet Rama i PDK-së, do të zëvendësoj Nezir Qoqajn.

Ai kishte dorëzuar mandatin në vitin 2018.

Për të bërë këto zëvendësime duhet vendimmarrje nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

/GazetaBlic/