Ky është vendimi për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë Dejan Sllaviqit nga Obiliqi sot i është caktuar paraburgimi 30 ditor.

Sllaviqi është i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Hakmarrja e prishtinases: Alba e akuzon të dashurin e se tradhtoj me Tringën, shoqen më të ngushtë

Lajmin për dënimin me paraburgim të Sllaviqit për transmetuesin publik të Serbisë e ka kumtuar avokati i tij Nebojsha Vlajiq, i cili ka thënë ta ketë marrë vendimin e gjykatës për këtë masë mbrojtëse ndaj të dyshimtit.

Sllaviqi është arrestuar para dy ditësh në pikën kufitare në Jarinë, në veri të Kosovës.

Ai deri në vitin 2003 ka jetuar në Obiliq e ishte i vendosur në Llazarevc, Serbi.