Lajm i mirë, ndryshon moti

IHMK-ja përmes një komunikate për media ka konfirmuar se do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell, dhe herë pas here do të ketë shi.

“Do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell, vranësirat të shtunën ,herë pas here do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë bashkë me shkallën e avullimeve dhe presionin atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.