Lajm i mirë për ata që kanë punuar në Slloveni, ja çfarë vendimi u mor për ta

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se me arritjen e kësaj marrëveshjeje qytetarët që kanë punuar në Slloveni do të kenë mundësi të marrin pensionet që u takojnë.

“Qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Slloveni do t’iu mundësohet që pas arritjes së moshës të marrin pensionet në vendin e tyre”.