Lajm i mirë për sigurinë në rrugët e Kosovës

Policia ka njoftuar se gjatë së dielës në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 29 aksidente trafiku prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 18 të tjera me dëme material.

Të dhënat e policisë flasin edhe për një rënie të lehtë të gjobave në trafik ku për 24 orë janë shqiptuar 911 tiketa kundërvajtëse.

Kujtojmë që gjatë muajve të verës janë shënuar një numër i madh i aksidenteve, një pjesë e së cilëve përfunduan me fatalitet.