Lajm shumë i keq për Kosovën, liberalizimi i vizave mund të shtyhet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime të shumta me personalitete të ndryshme nga bota.

Duke folur për vizat, Thaçi tha se në SHBA mori porosinë se nëse nuk janë të bashkuar të gjithë politikanët, atëherë procesi i liberalizimit rrezikohet edhe më tutje, raporton Indeksonline.

“Çështje jetike që po e shtyjmë përpara që të ndodh sa më parë është procesi i liberalizimit të vizave, që do të jetë rrugë e mbarë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Nuk duhet të ketë dallime mes qeverisë dhe opozitës për sigurimin e kësaj të dejtë për qytetarët. Të gjithë si më herët edhe sot kanë kontribuar që të ndodh liberalizimi. Në takimet e shumta që pata në Nju Jork kemi marr porosi shumë të qartë se nëse ne si politikan nuk do të jemi të bashkuar për liberalizimin e vizave dhe nëse nuk arrijmë të argumentojmë qartë se kemi arritur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe afirmimin e punës së shtetit tonë në takim me ndërkombëtar, nëse ndodh e kundërta e gjitha procesi mund të shtyhet për vitin 2020. Nëse ne jemi unik kjo e arritur rezulton e përmbyllur në muajt e ardhshëm”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka ftuar të gjithë politikanët dhe partitë politike në vend që të kenë në kontinuitet një qëndrim të përbashkët dhe me një zë të flasim për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave.

Po ashtu, Thaçi ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, duke njoftuar se në javën e tretë të nëntorit në Dubai do të mbahet asambleja e përgjithshme e që ka rëndësi të madhe për Kosovën.

“Tani në Kosovë po zhvillohet një fushatë për anëtarësim në INTERPOL. Gjatë qëndrimit në Nju Jork kam zhvilluar shumë takime me diplomatë dhe politikanë të shteteve të ndryshme me qëllim të sigurimit të përkrahjes për Kosovën. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është çështje që dushet të na bashkoj të gjithë neve politikanët e Kosovës që secili me përgjegjësitë veta të kontribuoj në këtë drejtim”, ka shtuar Thaçi.

Sipas tij, në shërbim të sigurisë në Kosovë, rajon e më gjerë, anëtarësimi i Kosovës në INTERPO do të rrit përgjegjësinë dhe efikasitetin edhe më tepër të vendit në luftën kunëdr terrorizmit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.

“Ftoj të gjitha shtetet anëtare të Interpolit të e mbështesin dhe mirëpresin anëtarësimin e Kosovës në të. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit e shteteve që kam takuar në Nju Jork për mbështetjen e tyre dhe zotimin për mbështetje. Shpresoj se në të ardhmen kjo mbështetje të jetë edhe më e fuqishme”, ka thënë tutje Thaçi. /Indeksonline/