Lajmi i fundit: Del rezultati i testit për të dyshuarin me koronavirus nga komuna e Vushtrrisë

Pak orë më herët Gazeta Online Veriu.Info ka mësuar dhe raportuar për një rast të dyshuar me koronavirus nga një fshat i Vushtrrisë, shkruan Veriu.Info

Personi është paraqitur me simptoma, është kontrolluar nga Urgjencën e QKMF-së në Vushtrri, ku më pas është dërguar për analiza në QKUK.

Por, pak minuta më herët faqja zyrtare e komunës së Vushtrrisë ka bërë të ditur se personi i dyshuar ka dalur negativ për virusin COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari Xhafer Tahiri në faqen e tij zyrtare. /Veriu.info