LAJMI I FUNDIT: Gjuriq dje i hoqi pelenat, sot në politikë

Politikani serb, ish-ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Petkoviq, ka thënë se nuk e ka befasuar skena e arrestimit të të ashtuquajturit shef i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, të cilës i ka dhënë epitetin e një filmi të keq Hollywood-ian.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka nënvizuar se politikanët foshnjarakë si Gjuriq dinë vetëm të krijojnë probleme dhe jo t’i zgjidhin ato, duke shtuar se politikat e Aleksandar Vuçiq janë dyftyrëshe, ndaj nuk duhen besuar.

“Policia ka aplikuar një forcë pak më të madhe se që është dashur, por cdo gjë tjetër më ngjan në film Hollywood-i, bile film i keq. Sepse gjithë ajo që ka ndodhur pastaj e vërteton këtë gjë. Por disa(flet për Marko Gjuriq) dje i kanë hequr pelenat e sot janë në politikë. Ata nuk vijnë në Kosovë për të zgjidhur probleme, por për të krijuar”. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje )

“Njeriu nuk e di se cfarë shprehje të përdorë që t’u përgjigjet (ofendimeve që vijnë nga Beogradi). Unë kam qenë në Qeveri të Kosovës, kam qenë ministër për Kthim dhe asnjë incident nuk ka pasur në atë periudhë. Unë i falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar në atë kohë. Me ardhjen e Listës Serbe dhe të Aleksandar Vuçiqit kemi probleme. Natyrisht që unë mendoj ndryshe nga këta të fundit. Prandaj unë për ta jam tradhtar. Por pse jam i tillë? Thonë se kam qenë në qeveri me Ramush Haradinajn. Por kush e formoi këtë qeverinë e re të Haradinajt? Pa Listën Serbe ajo nuk do të mund të bëhej. Natyrisht, nuk mund të më them që nga Beogradi më është kërkuar të krijoj probleme, por edhe po të më kërkohej përgjigja do të ishte negative. Sepse puna e politikat nuk është të krijojë probleme, por t’i zgjidhë ato”. /klankosova.tv