LAJMI I FUNDIT: Ja çfarë do të ndodh me personin e dyshuar për sjelljen e mishit pa afat nga Belgjika

Pronari i kompanisë “Euro Ida” Anton Jupa, po vazhdon të qëndron në mbajtje, e madje Prokuroria nuk e ka në plan ta lirojë në procedurë të rregullt.

Metro mëson se ndaj tij prokuroria është duke përgatitur kërkesë për paraburgim, mbi dyshimin për ‘prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë’.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Metron edhe kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, i cili tha se prokurori i rastit është në përgatitje të kërkesës.
“Po, do të kërkojmë paraburgim. Prokurori i rastit është në përgatitje të kërkesës, për të cilën kemi kohë ta bëjmë deri në orën 16:00”, ka thënë Shala për Metron.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ndërkaq, për mbajtje ose jo në paraburgim sipas kërkesës së prokurorisë, do të vendos gjykata e cila mund ta miratojë kërkesën e prokurorisë apo edhe ta hedhë poshtë.

Ndërkohë, menjëherë pas arrestimit të Anton Jupës, u publikua një intervistë e tij ku ndër të tjera ai thotë se nuk ndjehet fajtor. Ai madje jep përgjegjësi për produktet e mishit të dala nga kompania e tij. Pas përgjegjësisë ai kërkoi edhe falje për kërcënime.

Sidoqoftë, Jupa po qëndron në mbajtje që nga dita e djeshme, ku u arrestua pas kapjes së një sasie të konsiderueshme të mishit pa afat në kompaninë e tij.