Partitë arrijnë marrëveshje për votimin e demarkacionit

Takimi i partive politike me kryetarin e Kuvendi, Kadri Veseli, ka qenë i frytshëm sa i përket pajtueshmërisë për votimin e demarkacionit.

Partitë siç mëson Klan Kosova,

kanë arritur marrëveshje pak më parë që të ratifikojnë marrëveshjen e kufirit Kosovë – Mali i Zi. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Votimi mund të bëhet nesër sipas seancës së paraparë, por që mund të ndodh edhe gjatë javës së ardhshme.