LAJMI I FUNDIT: Tjetër tërmet në Detin Adriatik

Brigjet e Detit Adriatik janë goditur sërish nga një tërmet.

Këtë herë ky tërmet ka qenë me magnitudë 4.5 shkallë.Lëkundjet janë ndierë rreth orës 09:35 dhe epiqendra ka qenë 110 km nga jugu i Kroacisë.

Tërmeti kishte thellësi prej 10 km dhe u ndje edhe në disa qytete të Italisë si Foggia, Puglia, San Menaio, San Giovanni Rotondo.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo pasoja në njerëz.