Leonora shumë e bukur në veshje ushtarake

Kosova është bërë me ushtri.

Kjo e ka emocionuar fort këngëtaren nga Drenica, Leonora Jakupi. Ajo ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram teksa uron Ushtrinë e Kosovës, shkruan lajmi.

“Babi, Kosova sot po bëhet me ushtri të re. Amaneti i dëshmorëve po realizohet!”, shkruan në njërën prej imazheve kurse në tjetrën thotë kështu: “Kosovë urime Ushtria”.

Përndryshe, para pak muajve ishte rivarrosur babai i artistes, Jakupi, dëshmori i kombit, Qazim Jakupi së bashku me kolonelin Ahmet Krasniqi në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.