Lëvizja për Bashkim prezantoj kandidatët në Stanoc e rrethinë (FOTO)

Lëvizja për Bashkim sot mbajti takim në fshatin Stanoc i Poshtëm, ku prezantoi kandidatët e saj që do të garojnë për Kuvendin Komunal të Komunës së Vushtrrisë. Kandidatët u zotuan se nëse do të jenë pjesë e kuvendit komunal do të kërkojnë nga qeverisja komunale realizimin e disa projekteve: kanalizimin, kdërtimin e shtëpisë së kulturës, përkrahje për klubin e shahut, raporton portali veriu.info.

Këtë takim e përshëndetën kryetari i LB-së Valon Murati dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Raif Qela, anëtari i kryesisë së LB-së.

Interesimi i qytetarëve ishte mjaft i madh, ku adresonin pyetjet e tyre lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtij fshati.

Kandidatët e LB-së në atë zonë janë, Rina Hyseni, Besarta Zeqiri, Egzon Musliu, Bajram Januzi dhe Fatmir Kodraliu.