Limaj në bastionin e PDK’së kërkon mobilizim dhe fuqizim të Nismës

Nisma Socialdemokrate konsideron që Drenica ka nevojë për ndryshim dhe qeverisje ndryshe. Nga Skenderaj, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka kërkuar mobilizim dhe fuqizim të Drenasit dhe Skenderajt.

Zëvendësministri i Kosovës ka thënë se në nivel qendër Nisma po bënë politikë ndryshe dhe po tregon tjetër vizion. Fatmir Limaj ka takuar sot strukturat e degës së Drenasit dhe Skenderajt.

Nga aty, Limaj ka kërkuar nga strukturat e partisë së tij që të komunikojnë me qytetarët dhe të punojnë karshi kërkesave të tyre.Ai tha që Nisma në Prishtinë e ka kryer detyrën e saj ndaj Skenderajt dhe Drenasit, dhe që tash pret që këto të fundit të fuqizohen.

I pranishëm në tubim ishte edhe kryetar i Këshillit të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i cili foli për historinë e Drenicës ku tha se krenohen me të, por sipas tij, nuk mund të thuhet njëjtë për qeverisjen aktuale në këto dy komuna.