Lojtarët e Barçës nuk ua uruan fitoren lojtarëve të Leganes

Portieri i Leganes, Ivan Cuellar, e ka quajtur Barcelonën ekip të shëmtuar pasi asnjëri lojtar i kampionit spanjoll nuk ua uroi fitoren të mërkurën mbrëma.

Golat nga Nabil El Zhar dhe Oscar Rodriguez Arnaiz ia siguruan fitoren Leganes, por Cuellari është shprehur i bindur se asnjë lojtar i Barçës nuk ua uroi fitoren.

“Kur njëri ekip humb, duhet që t’ia uroj fitoren tjetrit, diçka që lojtarët nuk e bën. Askush nuk erdhi për të na uruar. Është gjë e shëmtuar”, ka thënë Cuellar.

Kjo ishte fitorja e parë e Leganes në La Liga dhe ka shkaktuar pakënaqësi te Barcelona që fundjavën e kaluar barazoi 2 me 2 me Gironan.