Madhështore: Me këtë veprim taktik Kosova i deklasoi Rusinë, Kinën e Serbinë në OKB (Foto)

Mbledhja virtuale e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, dje u ndërpre posa filloi. Kjo për shkak të kërkesës së përfaqësuesit të Rusisë që paraprakisht të largohet flamuri i Kosovës, gjë të cilën e kundërshtoi përfaqësuesja e vendit tonë, e që kësaj radhe ishte ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Mirëpo kjo skenë nuk ishte e para, e me gjasë nuk do të jetë as e fundit e kësaj natyre.

Thuajse në çdo mbledhje të mbajtur në të kaluarën, Rusia e Serbia çdoherë kishin bërë zhurmë për flamurin dhe kishin kërkuar që të hiqet nga ambienti, qoftë në rastet kur mbledhjet janë mbajtur fizikisht, apo edhe tash online gjatë situatës me pandeminë.

Këtë e dëshmojnë edhe raportimet e evidentuara në fotografitë më poshtë:

E flamuri kosovar kishte qëndruar  në vendin e vet edhe në mbledhjet online, të mbajtura jo shumë larg kohë edhe nga ministrja Meliza Haradinaj-Stublla.

Në anën tjetër, dje ministrja Gërvalla Schwarz ishte kritikuar për paraqitjen e saj shkaku që mes kombeve të botës paraqiti Kosovën si një vend të dominuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Periskopi përshëndet qëndrimin e ministres së re ndaj flamurit tonë, ashtu si edhe të paraardhësve të saj. Njëherit, shpresojmë që në të ardhmen, qytetarët do të kursehen nga ‘skenat filmike’, duke uruar që flamuri i Republikës së Kosovës – sa më shpejt – të valojë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara./Veriu.info