Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në Qendrën e Numërimit për zgjedhjet në Mitrovicë janë identifikuar gjithsej 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik.
Ai thotë se nga këto 43 fletëvotime kanë rezultuar të papërdorura, shton se 17 vota janë për PDK, dhe 10 për LVV.
Këtë ai e quan burmerangun e radhës.
“Bumerangu i radhës: Pra, janë identifikuar gjithsej 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik. Nga këto, 43 fletëvotime kanë rezultuar të papërdorura; 32 të përdorura në procesin zgjedhor. Brenda grupit të fletëvotimeve të përdorura: 17 vota janë për PDK-së, 10 LVV, 5 fletëvotime pa numër serik”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.











