Marrëveshja e UEFA-së me klubet për Superligën, reagon Federata angleze

Federata anglze e futbollit “The FA” ka reaguar pas lajmit për marrëveshje ndërmjet UEFA-së dhe nëntë klubeve.

UEFA ka arritur një marrëveshje me nëntë klubet nga Superliga, duke përjashtuar Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin, shkruan lajmi.net.

Nëntë klubet e lartëprmendura kanë arritur marrëveshje të reintegrimit në UEFA, por se duhet të paguajnë 5% të përfitimeve të këtij sezoni si dëmshpërblim.

Tani, Federata angleze ka reaguar ndaj lajmit për marrëveshjen e klubeve, duke e cilësuar si lajm të mirë.

“Në e mirëpresim deklarimin e sotëm nga UEFA që ka konfirmuar se ka zgjidhur problemet me klubet angleze të involvuara në Superligën Evropiane. Ne jemi ngazëllyer të shohim këto klube të marrin përgjegjësi dhe bashkë me UEFA-në të shkojnë përpara”, u tha në deklaratë.

“Federata angleze ka një hetim të vazhdueshëm për gjashtë klubet angleze dhe ka kërkuar të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në këtë kompeticion. Pasi të kemi marrë të gjithë informacionin, do të marrim masat e nevojshme”, deklaroi Federata angleze.