Marrëveshja e Washingtonit do të ketë ndikim pozitiv, por vetëm nëse zvogëlohet ndikimi ruso-kinez

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clarck, ka folur për marrëveshjen e arritur në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Clarck ka thënë se marrëveshja për normalizim ekonomik në Washington, nëse do të implementohet, do të ketë ndikim ekstrem pozitiv për ekonomitë e të dy shteteve dhe të gjithë Ballkanit, por kjo thotë se do të jetë e mundur vetëm nëse do të zvogëlohet ndikimi i Rusisë dhe Kinës në rajon.

Tutje gjenerali amerikan ka thënë se çfarëdo negocimi nën ndërmjetësimin e SHBA’së është hap pozitiv.