Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mashtrues, zgjedhje – s’ka zgjidhje”, Murati i VV-së dhe Bajrami e LDK-së përplasen për buxhetin 2026

02/11/2025 - 17:26
në Lajme
A A
“Mashtrues, zgjedhje – s’ka zgjidhje”, Murati i VV-së dhe Bajrami e LDK-së përplasen për buxhetin 2026
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Buxheti i vitit 2026 ka përplasur në distancë, ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati dhe shefen e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami. 

E gjitha nisi pas një statusi që shkroi Murati, i cili tha se në vitin 2021 përkundër se Qeveria Hoti ishte në detyrë, VV për interes të shtetit e kishin votuar buxhetin, shkruan Reporteri.net.

Murati kësisoj ka bërë thirrje që buxheti buxheti për vitin 2026 duhet të votohet para se të shkohet në zgjedhje.

“Buxheti i vitit 2026 duhet të votohet para se të shkohet në zgjedhje. Më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që Qeveria Hoti ishte e paligjshme dhe se vendi duhej të shkonte në zgjedhje të parakohhshme.
Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme sepse buxheti për vitin 2021 nuk ishte i miratuar, kurse “qeveria” tani ishte në detyrë, dhe koalicioni qeverisës nuk i kishte as votat e nevojshme për të tentuar kalimin e buxhetit.
Zyra e BE-së në Kosovë, ambasadat,odat ekonomike, shoqëria civile, analistët, edhe Avdullah Hoti si kryeminsitër e Hykmete Bajrami si ministre e financave – të gjithë njëzëri atëherë patën bërë thirrje që buxheti të miratohej para se të shkohej në zgjedhje, edhe pse bëhej fjalë për një buxhet të një qeverie tashmë të shpallur si e paligjshme nga Kushtetuesja”.

“Argumenti ishte se, pavarësisht statusit të qeverisë si e paligjshme e në detyrë, vendi nuk bënte të rrezikohej nga një situatë ku nuk kishte buxhet, e kësisoj të rrezikoheshin pagat, pensionet, dhe pagesat tjera që do të destabilizonin ekonominë. Lëvizja Vetëvendosje asokohe e kishte çdo arsye të botës për të mbajtur mllef, sepse na ishte vjedhur mandati qeverisës duke na e rrëzuar qeverinë në mes të pandemisë.
Mirëpo për hir të interesit shtetëror, ne vendosëm që të linim anash ndasitë politike dhe e votuam buxhetin e vitit 2021, para se të shkohej në zgjedhje”.

“Kësisoj, në afat rekord brenda dy ditësh, i patëm kryer dy leximet e ligjit dhe vendit i dhamë buxhet e stabilitet.
A e ka guximin opozita e sotme ta bëjë të njëjtën gjë, dhe ta tejkalojë inatin politik për shkak të interesit të shtetit?
Po Zyra e BE-së, ambasadat, odat ekonomike, shoqëria civile, a mendonjë njësoj edhe tash – që vendi nuk bën të shkojë në zgjedhje pa buxhet?”, ka shkruar Murati.

Por, nuk ka vonuar reagimi nga shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se situata nuk është e njëjtë. Bajrami thotë se kur Hoti ishte Kryeministër në detyrë, nuk ka qenë edhe deputet i betuar i Kuvendit të Kosovës, siç tani është Kurti dhe të tjerët, ndërsa ajo i quan mashtrues Vetëvendosjen, shkruan Reporteri.net.

“Mashtrues, Situata nuk është e njëjtë sepse z. Hoti në atë kohë ka qenë Kryeministër në detyrë, jo deputet i betuar në Kuvendin e Kosovës, unë kam qenë ministre e financave në detyrë jo deputete e betuar e Kuvendit.
Interesi i shtetit është që ju sa më parë të shkoni në shtëpi e jo të ju zgjasim jetën duke e votuar buxhetin në kundërshtim me Kushtetutën”.

“Mashtrues keni qenë, të tillë jeni dhe s’ka asnjë tregues që do të ndryshoni ndonjëherë.
Zgjedhje sepse s’ka zgjidhje – kthehemi te qytetarët, atyre u tregoni se pse me 42% që nëntë muaj nuk ishit në gjendje të bënit koalicion qeverisës”, ka shkruar Bajrami në reagimin e saj ndaj Muratit.

 

JU REKOMANDOJMË

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq licencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit
Lajme

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq licencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

02/11/2025 - 23:21
Visar Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si këshillë
Lajme

Ymeri: VV ka uzurpuar sallën e Qeverisë, nuk është qeveri në detyrë

02/11/2025 - 22:32
“Ja pse e votuam Rashiqin”, flet Hykmete Bajrami
Lajme

Bajrami godet Vjosa Osmanin: Ajo është fajtore pse LDK ra në 12% – nuk ka më vend për të në parti

02/11/2025 - 22:26
Zafa i befason të gjithë, mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren
Lajme

Zafa i befason të gjithë, mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren

02/11/2025 - 22:02
Daka: Partia që ka 61 vota ka të drejtë të formojë qeverinë – Kurti s’mund ta provojë sërish me të njëjtin emër
Lajme

Daka: Partia që ka 61 vota ka të drejtë të formojë qeverinë – Kurti s’mund ta provojë sërish me të njëjtin emër

02/11/2025 - 21:34
Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë
Lajme

Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

02/11/2025 - 21:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

    Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Falsifikoi dokumentet e pronave të AKP-së dhe i shiti më pas, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtare: Nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë