Mbi 600 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka shqiptuar 631 tiketa në bazë të ligjit anti COVID.

Në njoftimin 24-orësh të PK-së thuhet se po ashtu janë shqiptuar edhe 631 tiketa trafiku, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë 24 orëve ka ndodhur një aksident me fatalitet në Prishtinë, 26 aksidente me të lënduar, si dhe 71 aksidente me dëme materiale.