McGregor shfaqi “bishën” e re: Një jaht Lamborghini në vlerë prej tre milionë eurosh

Nëse keni parë ndonjë Lamborghini dhe keni vendosur se ai është më i mirë se një varkë, atëherë jeni me fat.

Sepse ekziston tashmë një jaht Lamborghini 63, i cili është projekt i përbashkët i Lamborghini Cars dhe kompanisë së jahteve, The Italian Sea Group, shkruan FrontOnline.

Mundësi i UFC-së, Connor McGregor e zotëron një të tillë, me të cilin mburret në “Instagram”.

I frymëzuar nga vetura Lamborghini Xian FKP 37, jahti me një seri të kufizuar, mori emrin sipas vitit të themelimit të Lamborghinit – 1963.

 

Ndërtimi nga fibrat e karbonit Teknomar e bën jahtin ultra-luksoz.

Peshon 24 tonë, është 19.2 metra i gjatë dhe ka dy motorë V12, secili me nga dy mijë kuaj fuqi.

Çmimi i jahtit është tre milionë euro. Dhe vetëm 63 seri të tilla do të jenë në shitje.