Përparim Rama ka arritur në seancën inaugurale të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Ai pritet që sot zyrtarisht të marrë mandatin e ri, njëkohësisht të dytin, për të udhëhequr kryeqytetin.
Përveç Ramës, betimin do ta bëjnë edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal.
Ndërkohë, ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij.














