Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, do të kandidoj përsëri për deputet në këto zgjedhjet.
Ajo ka bërë të ditur se sikurse herën e kaluar, edhe në këto zgjedhje do të garoj me numrin 98, raporton Veriu.info.
Por ajo që bie në sy në njoftimin e Fjolla Ujkanit është një foto kreative e saj me numrin 98.
Postimi i Fjolla Ujkani:
Ndonjëherë rruga është e vështirë, edhe të doket që hapat e tu nuk po shihen!
Por janë disa gjëra që i japin kuptim përpjekjeve… drita që lind nga besimi, ngrohtësia që gjejmë pranë njëri-tjetrit, dhe vendosmëria që na mbanë të pranishëm në momentet që kanë rëndësi.
Sot zgjedh të jem pranë jush, me shpresën që ajo që ndërtojmë bashkë… mbetet përgjithmonë!
Me ju, çdo hap… Fjolla













