Mediat angleze: Dua Lipa është nderuar në një mënyrë të jashtëzakonshme nga Kosova

Një prej mediumeve më të njohura në Britani, MTV News, ka shkruar për nderimin që Kosova i ka bërë këngëtares Dua Lipa, transmeton gazetametro.net

Ata e kanë filluar artikullin duke treguar se këngëtarja ka të dy prindërit shqiptarë, dhe se ata e kishin lënë Kosovën kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe, për tu kthyer një dekadë më vonë e për tu nderuar me “Çelësin e Prishtinës”, nga kryetari Shpend Ahmeti.

Ndër të tjera ata kanë shtuar se Dua ka dhënë një performancë të jashtëzakonshme në vendlindje dhe kanë shkruar edhe për veshjen e saj kuq e zi.

MTV e ka përfunduar artikullin duke treguar se festivali Sunny Hill ka qenë një sukses i vërtetë dhe se duhet të vazhdojë të organizohet edhe viteve të tjera, me emra të tjerë të njohur anë e mbanë botës.

Kujtojmë se festivali Sunny Hill është mbajtur tri ditë radhazi, në Parkun e Gërmisë, ku përformuan artistë të shumtë nga vendi ynë dhe bota. /gazetametro