Mënyra interesante për të kaluar izolimin – Të moshuarve në Izrael u ofrohen kurse për teknologji

Të moshuarit në Izrael po kalojnë kohën e izolimit nga pandemia me një mënyrë më të veçantë se të gjithë të tjerët.

Ata po shfrytëzojnë kohën e qëndrimit brenda për të mësuar teknologjinë, përmes kurseve online.

Tre ekspertë të inovacionit në teknologji kanë krijuar kurse falas që fillojnë me shpjegimin se si aplikacionet si ËhatsApp dhe Zoom përmes videokonferencave mund të mbajn në kontakt familjet dhe miqtë në krejt botën.

Dy nga themeluesit e këtij inovacioni, Gabi Arnovitz dhe Uriel Shuraki tashmë kanë krijuar edhe klasët e ndara me të moshuarit.

Mësimet fillojmë me atë se si instalohen dhe si të punohet me aplikacione të ndryshme.

“Ne kemi një kurrikulë të plotë, prej ËhatsAPP dhe Facebook deri tek Google Drive – ne tashmë kemi katër grupe në ËhatsApp dhe jemi duke hapur edhe më shumë”, ka thënë Gabi Arnovitz.

Grupet janë krijuar kur këta persona fillimisht kanë dërguar kërkesa në Zoom, ku herën e parë janë përgjigjur 75 persona ndërsa herën e dytë 90.