“Mes vuajtjesh e sëmundjesh, nana ime ia doli të festojë dhe këtë Bajram”, Ramë Lahaj kthehet në vendlindje për Bajram

Ramë Lahaj është rikthyer në Istog për të festuar Bajramin me familje.

Ramë Lahaj njihet si një ndër tenorët e talentuar shqiptar i cili ka bërë të ditur se është i lumtur që sot ia ka dalë mbanë të pijë kafen e Bajramin me nënët e tij, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi në rrjete sociale një urim të veçantë për Bajram kështu duke ia kushtuar edhe nënës për të cilën u shpreh se ndonëse me shumë vuajtje e sakrifica ai është i gëzuar që ia doli mbanë të festojë edhe këtë Bajram.

Ai tha se çdo vit mundohet që me çdo kusht t`i qëndroj besnik premtimit të tij që kafen e mengjësit në Bajram ta shijojë me nënën e tij.

Ky është postimi i plotë, “Mes shumë vuajtjesh e sëmundjesh, por edhe sakrificave jetësore, plus një vit në izolim për shkak të Covid-19, nana ime ia doli të festojë dhe këtë Bajram. E unë, si gjithmonë provoj me çdo kusht t’i qëndroj besnik takimit tonë tradicional të kafës së Bajramit. Miq, urime ju e më të dashtunve tuaj Bajramin. Veç gëzime paqi.