Mesimdhënësit ndërpresin grevën, ja kur fillon mësimi

Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Veselit thuhet se kreu i parlamentit” ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të filloj”.

Po ashtu thuhet se Veseli” ka arritur të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe i ka siguruar se shumë shpejt rritja do të shkoj deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë”

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Ndryshe, mbrëmë Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kishte thënë se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, atëherë greva do të mbahet në afat të pacaktuar.

“Unë uroj që të shtunën deputetët të mendojnë me koka të ftohta dhe të plotësojnë kërkesat tona. Në të kundërtën, do të vazhdojnë grevat’, kishte thënë Jasharaj.