Mesut Ozil e ndëshkon me karton të kuq ushtarin e Izraelit!

Ish-lojtari i Real Madridit e Arsenalit, Turko-Gjermani, Mesut Ozil, i cili tani luan për ekipin e Fenerbahçes, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi ku shihet një fëmijë i veshur me ndërresën e tij, duke i dhënë kartonin e kuq ushtarit të Izraelit.

Kjo foto e Ozilit vjen pas konfliktit të armatosur të Hamasit dhe Izraelit. Ozil njihet si njeri fetar, madje kurorëzimi i tij është bërë nën praninë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.