Meta për Tërmkollin: Paska filluar me i përzënë kuadrot e LDK-së

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka akuzuar Melihate Tërmkollin lidhur me deklarimet e saj për Lumir Abdixhikun, ish-ministrit nga radhët e LDK-së.

Meta ka kritikuar Tërmkollin për prezantim si “pronare” e LDK-së dhe denigrim të personaliteteve brenda partiake.

Postimi i plotë i Bardhyl Metës:

Melihate Termkolli – ‘Sekuritasi n’Derë t’LDK-ës’! – Paska perzane Lumir Abdixhikun!?

Termkolli po dojka me ‘Re’formue’ dhe rikthye LDK-në n’Fron – tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!- Paska fillue me Lumir Abdixhikun dhe Akademiket!

Po flet e ‘lexon dosje për njerëz’?! Sapo e lexova se paska deklaruar, se:- ‘Pse, kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në?’

“Kush e ka sjell Lumirin aty’? ‘Ku është rritur e shkolluar Lumiri?’ Paska dosje a? Ku osht shkollu bre…, ku…, bash tregona, çka flet ‘Dosja’ Melihate…?!

Euuuu ku po dojka i Madhi zot me na farue nga do “Pronarë” e “Pronare” te LDK-es e ‘t’vertetave të ‘Saj’…!-Kishe po pakohen “pronaret”, keta po shtohen?

Qysh i tha ajo plaka Bajram Rexhepit: … valla na ke nimu, na e ke *i at’ nanë…!