Milaim Zeka me fjalë të papritura për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, pas përplasjes me Jakup Krasniqin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka thënë se  nëse ai i ofendon Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Albin Kurti është disi e pranueshme, mirëpo kur këto tri figura politike po ofendohen nga hajnat është e papranueshme.

Zeka, në shkrimin e hedhur në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se ai nuk ka pasur asnjë të keqe e as të mirë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Milaim Zekës, pa ndërhyrje:

Kur profiterat dhe hajnat politik e shajne Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Me sha Hashimin e Kadrine Albin Kurti, ose edhe une, diqysh hahet. Te pakten familjaret tone, po edhe shoqeria e ngushte nuk nuk na thone: Rrini bre mos hani … molla, po ata ju kane dhane tendera, poste, ju kane ba ministra, deputet, kryetar te Kuvendit, jav kane punesu edhe qente e kudrat e oborrit, etj, etj.

Ama hajnat, edhe Slloben me ma sha nuk i duroje, se le ma Hashimin e Kadrine.

Kurr te keqe nuk kam pas prej tyre, po edhe nje te mire ba nuk ma kane, edhe prap kam kujdes kur flas se çka po thame. Keto jashteqitjet e PDK se, kurfare kufiri nuk kishin bre…!!!