Mimoza Kusari merr fjalën në Kuvend, deputetët ia plasin së qeshuri

U.D e shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për folur në lidhje me pikat e rendit të ditës, e me këtë rast në fillimin e fjalimit të saj, foli për datën e sotme.

Me 22 korrik GJND-ja tha se Kosova ka shpallur pavarësinë në mënyrë legjitime dhe më këtë Kusari-Lila solli në kujtesë këtë vendimi duke i bërë thirrje edhe bashkatdhetarëve për këtë datë.

Dhe derisa po fliste deputetja, në Kuvendin e Kosovës plasën të qeshurat e opozitës.

Ndaj këtyre të qeshurave reagoi kryekuvendari, Glauk Konjufca duke thënë është datë e rëndësishme andaj kujdes mos qeshni.