Ministri i ri që ka dy shtëpi me vlerë 350 mijë euro por s’ka veturë, thotë se e shfrytëzon veturën e gruas

Lumir Abdixhiku sot ka marrë zyrtarisht pozitën e re si Ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Re Kurti.

Mirëpo, pasuria që ka ministri i ri, Abdixhiku, kap shifra të mëdha ku vetëm shtëpitë e tij kushtojnë 350 mijë euro.

Ministri i ri i Infrastrukturës përveç shtëpive ka një tokë në vlerë të 90 mijë eurove, që thotë se është trashëgimi nga gjyshërit.

Ai, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se vetë nuk posedon një veturë por shfrytëzon veturën e gruas së tij, e cila kap vlerën prej 19 mijë eurove, dhe është e tipit Hyundai.

Abdixhikunë xhirollogarinë e tij bankare ka shumën prej 3 mijë e 496 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka kursyer shumën prej 1 mijë e 100 euro.

Abdixhiku në vitin e kaluar e ka kryer kredinë që e kishte marrë prej 80 mijë euro për blerjen e shtëpisë.