Ministria e Infrastrukturës njofton vozitësit: E kemi mbyllur rrugën Mitrovicë-Bajgorë

Rruga R129 Mitrovicë-Bajgorë, në Stan-Tërg, si pasojë e rrëshqitjes së trupit të rrugës është mbyllur për qarkullim sonte nga ora 18:00, deri nesër në orën 8:00 të mëngjesit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës, sipas së cilës institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alternative për qarkullim, shkruan Veriu.info.

Bëhet e ditur se për pjesëmarrësit në komunikacion është bërë zgjidhje alternative.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Në drejtimin e rrugës R129 lokacioni Stan – Tërg, sot gjatë ditës ka pasur rrëshqitje të trupit të rrugës. Për momentin rruga është e hapur në njërën korsi, për shkakun reshjeve të shiut situata mund të ndryshojë nga momenti në moment.

Ju bëjmë me dije që për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, jemi të obliguar ta mbyllim rrugën për qarkullimin nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në ora 8:00 të mëngjesit.

Po ashtu, ju njoftojmë se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alternative të qarkullimit”, thuhet në komunikatë.