Pas një mosmarrëveshje në familje raportohet se një grua ka sulmuar bashkëshortin e më pas edhe vajzën e saj 10 vjeçare, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
E dyshuara më pas është kërkuar nga policia por nuk është gjetur. Rasti po hetohet.
“Mitrovicë 08.12.2025 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, ai dhe vajza e tij e moshës 10 vjeçare, ishin sulmuar fizikisht nga ish bashkëshortja. E dyshuara është kërkuar nga policia, por nuk është hasur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.













