Modelë dhe artistë dalin nudo në New York, “mbulojnë’ trupin me vizatime

E diela ishte një ditë feste në Nju Jork. Kudo shihje pamje të pazakonta, njerëz nudo duke pozuar por me trupin të mbuluar me ngjyra e vizatime e dizajne nga më të ndryshmet.

Kjo ishte mënyra sesi 26 artistë dhe 45 modelë morën pjesë në festimet për atë që njihet si “Dita e vizatimeve në trup” në Nju Jork, duke përdorur trupin si kanavacë, për të promovuar edhe mesazhin e pozitivitetit të trupit. Sipas pjesëmarrësve, kjo ishte edhe një ditë për tishpëtuar për disa momente krizës pandemike.

Modelët kanë qëndruar gati në tendat e ngritura në Nju Jork teksa artistët kanë lyer për disa orë trupat e tyre. Turma njerëzish u mblodhën qark tyre për ti soditur nga afër.