Mogherini bën këtë gjë për Kosovën, çmendet komplet Serbia

Në Shërbimin Evropian për Aksione të Jashmte (EEAS) që drejtohet nga Federica Mogherini, Republika e Kosovës evidentohet si shtet dhe pa fusnotë. Kjo gjë ka ngjallur reagimin e medias serbe “Novosti’, e cila ka shprehur habinë se si mund të ndodhë një gjë e tillë

Në makinën e kërkimit në EEAS , në rubrikën “shtetet”, Kosova identifikohet si shtetet njësoj si të tjerat, pa yll, ndërsa Mogherini as në ftesat për dialog, të cilat u dërgohen edhe medieve, për nga emrat e funksioneve dhe të shteteve, përkatësisht rajoneve prej nga vijnë, pjesëmarrësit i trajton njësoj, shkruan kjo gazetë.

Edhe në sajtin e komisarit për Zgjerim, Johanes Hahn, Kosova ndodhet mes shteteve pa yll, por kur të hapet faqja e kërkuar ajo shfaqet me yll, e cila ndodhet me dokumentet e publikuara nga kabineti, shton “Novosti”.