Momenti dramatik, polici i vendos armën në kokë kolegut

Një video dramatike vjen nga Brazili, ku duket një efektiv policie me pistoletë në dorë, duke ia drejtuar një kolegut të tij në kokë.

Sipas mediave braziliane, ky veprim, në mes të rrugës, ishte si reagim pasi polici kishte mbërritur pesë minuta me vonesë pas pushimit të drekës dhe kolegu e kishte kërcënuar se do ta raportonte te eprorët.

Incidenti u filmua nga kalimtarët e shumtë dhe raportohet të ketë ndodhur të premten në Sao Paulo. Sipas medias UOL, efektivi Felipe do Nascimento mbërriti në vendin e punës pesë minuta me vonesë, pas pushimit të drekës.

Me sa duket ai e humbi qetësinë kur kolegu i tij, Márcio Simão, i tha se do ta raportonte te rreshteri epror, pasi vonesa e tij e kishte lënë atë pa pushim.

Më vonë, disa kolegë të tyre që po shihnin skenën ndërhynë për të ndaluar Do Nascimento-n. Mediat braziliane raportojnë se efektivët, pjesë e Policisë Ushtarake, janë pezulluar nga detyra.Video Player