Momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt

Arrestimi i tij erdhi për shkak të aksionit simbolik “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Me këtë rast ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.

Në pamjet e publikuara, shihet se aktivistët e PSD-së janë arrestuar dhe aksioni i tyre nuk është lejuar të vazhdojë.

Në pamje shihet edhe kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj.